Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shprehur se do të flas po aq gjatë sa foli, Joe Biden, në pjesëmarrjen e tyre në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.
“Nëse Biden mund të flasë për 20 minuta, mundem edhe unë!”, kështu është shprehur ai.
Derisa tutje ka shtuar se ”S’kam problem me këtë, askush i gjallë s’do të më ndalojë, të gjithë jemi të barabartë. S’më mbyllin dot!”.
Lidhur me fjalimin e tij, ai njoftoi se më së shumti do të flas për Kosovën.
Vuçiq i acaruar u shpreh edhe për thirrjet e ushtarëve amerikanë.
E gjitha referuar faktit se gjatë përshëndetjes me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ushtarët amerikanë bërtisnin ‘’Kosova, Kosova, Kosova’’.
“Jemi mësuar me këtë, do të durojmë”.
”Do të kem takime me zyrtarët më të rëndësishëm amerikanë dhe do të pyes se si e interpretojnë ata shkeljen e rezolutës 1244″, tha ai. /Gazeta Enigma