Avokati i njohur, Besnik Berisha ka njoftuar se nesër do të rifillon beteja për drejtësi në rastin e njohur si “400 kg kokainë”.
Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur se kjo betejë për drejtësi po shoqërohet me shumë padrejtësi.
Berisha thotë se “kjo betejë e gjatë dhe torturuese, që u shoqërua me shumë padrejtësi, në vecanti për afaristin e mirënjohur Izet Sheqiri, i cili padrejtësisht bashkë me Faton Vrajollin edhe më tutje po mbahen nën masen e paraburgimit për një krim, që nuk e kanë kryer”.
Postimi i plotë i avokatit Berisha: