Stadiumi i Gjilanit ka kohë që është nis të punohet, edhe pas shumë vitesh mbetet i pa përfunduar.
Si rrjedhojë është diskutuar me dhjetra herë lidhur me kohën se kur do të përfundoj ky stadium.
Së fundmi Alban Hyseni në një intervistë të dhënë për Klan Kosovën, ka treguar arsyen se pse nuk është finalizuar ende.
“Është viti i pestë për shkak të pengesave në procedura kemi ngelur pa e përfunduar këtë projekt, fillimisht është kryer vlerësimi, është përzgjedhur operatori fitues dhe më pas kemi pas ankesë.. Tendenca dhe qëllimi që të nxjerrin qeverisjen si të dështuar e të pa aftë për të punu, janë pikërisht këto që bëhen përmes operatorëve të ndryshëm ekonomik që lidhen me politikën ose njerëzit e tjerë”, tha kryetari i kësaj komune.
I pyetur nëse do të ketë diçka të re sa i përket kësaj çështje gjatë këtij viti, Hyseni u shpreh se tashmë e ka dorëzuar procedurën që të zhvillojë Ministria e Kulturës.
“Procedura tashmë është hapur për tenderimin për stadiumit e qytetit dhe besoj që nëse gjithçka shkon mirë dhe nuk ka ankesa dhe tendenca të tjera për ta dështu atëherë ajo mund të lidhet edhe brenda këtij viti si kontratë”, tha Hyseni. /Gazeta Enigma