Serbia vajton terroristin që mbeti i vrarë në Banjskë, fotoja e tij shfaqet në ndeshjen Zvezda-Partizani

Serbia vajton terroristin që mbeti i vrarë në Banjskë, fotoja e tij shfaqet në ndeshjen Zvezda-Partizani

Nesër bëhen një vit prej ku Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar, uniforma e armatosura rënd.

Si pasojë e këtij sulmi mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës.

Në kundërpërgjigje e Policisë së Kosovës, u vranë tre pjesëtarët serbë të grupit që kreu sulmin terrorist në Banjskë.

Ndërsa, gjatë mbrëmjes në stadiumi “Partizan” derisa po zhvillohej derbi Partizani-Zvezda, tifozët e Zvezdës kanë realizuar një koreografi me njërin nga pjesëtarët e grupit terrorist që u vra në Banjskë.

Bëhet fjalë për Stefan Nedeljkoviq, i cili nuk mundi t’i rezistojë Policisë së Kosovës.

Related Articles