Kurti: Serbia duhet të jap përgjegjësi për Banjskën, kërkojmë ndihmën e faktorit ndërkombëtar

Kurti: Serbia duhet të jap përgjegjësi për Banjskën, kërkojmë ndihmën e faktorit ndërkombëtar

Kryeministri Albin Kurti ka folur në njëvjetorin e agresionit të Banjskës dhe rënies së heroit Afrim Bunjaku, duke thënë se Serbia është përgjegjëse dhe duhet të jap përgjegjësi për këtë sulm.

“Serbia është përgjegjëse, andaj Serbia duhet të jap përgjegjësi, e në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen, ndihmën, përkrahjen e faktorëve ndërkombëtar”, tha Kurti para mediave.

I pari i Qeverisë tha se se sakrifica e heroit Afrim Bunjaku “ia ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe siç tha ai, për gjeneratat e ardhshme”.

“Kjo sakrificë, ky flijim i rreshterit të policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, ia ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme”, deklaroi ai.

“Duke rënë Afrim Bunjaku, nuk kanë rënë edhe shumë policë të tjerë dhe ata policë që ishin në betejë bashkë më, nuk lejuan që kufoma e Afrim Bunjakut, trupi i pajetë i heroit tonë të bie në duart e forcave armike”, tha tutje ai.

Related Articles