Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje mësimdhënësve të Arsimit Parauniversitar, që të mos nënshkruajnë kontratat e reja të punës.
Sipas tyre, kontratat e ofruara janë më të pafavorshme për ta, krahasuar me kontratat aktuale që posedojnë, derisa kanë pretenduar se të njëjtat s’janë në përputhje me Udhëzimin Administrativ të vitit 2015.
“Versionet që po qarkullojnë e që i posedon SBASHK-u janë më të pafavorshme se kontratat ekzistuese dhe nuk janë në përputhshmëri me UA10/2015 për kontratat e punës për mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar. Prandaj kërkojmë nga komunat që të ndalin presionin ndaj mësimdhënësve për nënshkrimin e këtyre farë versioneve të kontratave të punës që po qarkullojnë. Po ashtu, apelojmë te anëtarësia që kanë kontrata në kohë të pacaktuar të mos i nënshkruajnë këto farë versione të kontratave të punës edhe përkundër presioneve që mund t’i kenë nga punëdhënësit”, thuhet në apelin e SBASHK.