Të shumtë kanë qenë ata që kanë kujtuar sot heroin Afrim Bunjaku, në një vjetorin e vrasjës së tij nga një grup serb i armatosur.
Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se ata që ishin pjesë e grupit të serbëve që kryen agresionin në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023 duhet të dalin para drejtësisë.
“Një vit pas sulmit në Banjskë, i kam bërë nderimet e mia Afrim Bunjakut, i cili u vra tragjikisht në krye të detyrës”.
“Mendimet e mia janë me familjen e tij, kolegët dhe popullin e Kosovës, të cilët kërkojnë drejtësi”.
“Ne bëjmë thirrje për ndjekje të shpejtë të autorëve”, ka thënë Orav. /Gazeta Enigma