Opozita kundër emërimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Opozita kundër emërimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Po mbahet seancë në Kuvendin e Kosovës.

Partitë opozitare në Kuvend e kanë kundërshtuar emërimin e shtatë antarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Antarët e porpozuar për këtë kishill ishin: Artan Krasniqi, Fahri Sheqiri, Besarta Reçica, Enis Salla, Zanita Halimi, Arianit Buçinca dhe Sllaxhana Boshkoviq. 

Lidhur me këtë ka folur deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi e cila është shprehur se janë zgjedhur militant partiakë dhe se procesi duhet të kthehet në pikën zero.

Tutje ajo shtoi se Komisioni për Arsim pavarësisht se ka pranuar ankesa nga kandidatët, ato nuk janë shqyrtuar. 

Ngjajshëm është shprehur edhe një tjetër deputet i LDK-së.

Armend Zemaj tha se është ‘i pa pranueshëm miratimi i këtyre emrave’.

Besnik Tahiri nga AAK, ka njoftuar se grupi i tij parlamentar nuk do të marrë pjesë në votim.

Ndërsa, Ardian Gola, deputet i VV-së tha se është mirë që t’u jepet shansi disa të rinjëve. /Gazeta Enigma

Related Articles