Zhegrova thotë se vendimin për përjashtim e mori federata dhe jo trajneri

Zhegrova thotë se vendimin për përjashtim e mori federata dhe jo trajneri

Para pak kohësh, Federata e Futbollit të Kosovës kishte marrë vendim për përjashtimin e Edon Zhegrovës dhe dy futbollistëve të tjerë nga grumbullimi, pasi sipas tyre këta të fundit kishin thyer rregulloren e kombëtares.

Nga FFK aso kohe kishin deklaruar se vendimin për përjashtimin e tyre e kishte marrë trajneri i kombëtares Franco Foda.

Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar sot futbollisti Edon Zhegrova.

Ai ka thënë se vendimin për largimin e tij e morri federata dhe jo trajneri.

‘’Nuk ishte trajneri ai që e morri vendimin por Federata, për këtë asrye isha i nervozuar.. Une e njoh vetën e di sa professional jam. Kam parë lajme se kisha dal jashtë në party dhe klube, por nuk isha unë, po të shkoja në klub të gjithë do ta dinin. Nuk ka pas fotografi ose diçka tjetër, të gjitha ishin lajme të rreme.
Gjëja më e keqe ishte se trajneri nuk e morri vendimin por Federata’’, u shpreh ai. /Gazeta Enigma

Related Articles