Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes se a ka vija të kuqe për ndonjë parti dhe se a mund të ketë ndonjë koalicion me VV-në.
Hamza thotë se më shumë e preferon opozitën, mirëpo shton se nuk vendo vija të kuqe për asnjë parti pasi sipas tij, këto nuk janë të qëndrueshme,,
“Po flasim për situata hipotitike, unë jam kandidat për me dhënë maksimumin, me dalë mirë në zgjedhje me fitu numër të mjaftueshëm të deputetëve, dhe PDK-ja me pas rol kryesor në krijimin e qeverisë së ardhshme.
Preferencat tona janë me Lidhjen Demokratike dhe partitë që janë në opozitë. Me bo me I pas numrat, munden me kon edhe më pak parti politike në Qeveri. Mirëpo me vendos vija të kuqe, nuk është e shëndetshmë sepse janë të paqendrueshme”, tha ai.