Sot nis xhiro e shtatë në Superligën e Kosovës

Sot nis xhiro e shtatë në Superligën e Kosovës

Sot (e premte) do të nis xhiro e shtatë e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, ku vetëm një ndeshje është në orar për t’u zhvilluara.

E premtja ka rezervuar vetëm një ndeshje të xhiros së shtatë, ndërsa të shtunën dhe dielën luhen nga dy takime.

Ndeshja e sotme pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë, ku Llapi pret Suharekën.

Të shtunën luajnë Ballkani-Ferizaj dhe Dukagjini-Drita, ndërsa të dielën Feronikeli ’74-Malisheva dhe Gjilani-Prishtina.

Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 15:00.

Related Articles