Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për udhëheqësen e Komiteteve Profesionale në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalin, shkruan Enigma.
Haxhiu tha se e do shumë Mihalin, teksa e cilësoi si grua të zonja, e sipas saj, për Dejona Mihalin, Vetëvendosjes ia kanë zili edhe opozita.
“Mendoj se të gjithë na kanë zili për Dejonën, edhe opozita. Me pasë njerëz të mençur në parti politike, njerëz që nuk lodhën kurrë, njerëz që punojnë dhe janë shumë bashkëpunues, mendoj se kjo është vlerë”.
“Unë e dua shumë. Sa herë nuk e di kah t’ia mbajë, ka shumë raste kur ne konsultohemi. E kemi një grup njerëzisht që i konsultojmë në Vetëvendosje”, tha Haxhiu në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Ajo më tej tha se është e drejtë e Mihalit nëse ajo do që t’i hyjë garës për deputete apo jo.