Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimet që ka zhvilluar në Nju Jork.
Ai thotë se ka zhvilluar biseda produktive për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen, me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, dhe me homologun kroat e drejtues të shteteve tjera.
Postimi i tij:
Pesë takime tjera të rëndësishme për raportet tona me miq të çmueshëm dhe për mundësi të reja, në ditën e tretë të qëndrimit në New York.
Biseda produktive për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, Kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell, dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.