“Më shajnë në Kosovë si ‘vëlla i Vuçiqit’”, Rama publikon fjalimin në OKB në mbështetje të fuqishme ndaj Kosovës

“Më shajnë në Kosovë si ‘vëlla i Vuçiqit’”, Rama publikon fjalimin në OKB në mbështetje të fuqishme ndaj Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar në Instagram një video, ku flet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara para liderëve botërorë në mbështetje të Kosovës, duke iu kundërpërgjigjur të gjithë atyrë që e akuzojnë se bën politikë në disfavor të vendit tonë.

Ai tutje me ironi shkruan: “Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si “vëllain e Vuqiqit”…Pjesë nga fjala në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara”, shkruan Rama në këtë postim.

Në fjalimin para të pranishmëve, Rama i dha mbështetje Kosovës, kryeministri i Shqipërisë tha para qindra të pranishmëve se Kosova është një realitet i pakthyeshëm.

“Republika jonë simotër e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm si shtet, mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me një perspektivë të qartë evropiane dhe aleancë të padiskutueshme me komunitetin e madh demokratik të kombeve.

Çdo paralele e hequr artificialisht midis Kosovës dhe zonave të pushtuara të Ukrainës ka për synim të shpërqendrojë dhe të hetojë këdo që është e mundur në këtë ndërtesë dhe në të gjithë opinionin publik ndërkombëtar, por kurrë nuk mund t’ia dalin të zbehin të vërtetën që është: Kosova është tashmë një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar.

Një anëtare aspirantë e komunitetit euro-atlantik e nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime dhe justifikime të rreme, duke u nisur nga grupi i pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e njohin vendin që i takon me të drejtë Kosovës, në çdo organizatë e forum ndërkombëtar”, tha ai.

Related Articles