Një person i maskuar ka hyrë në një shtëpi në Graçanicë.
Një burrë dhe një grua që jetojnë aty kanë thënë se ai i ka sulmuar dhe iu ka kërkuar para.
“VJEDHJE GRABITQARE NË TENTATIVË- Graqanicë / 29.09.2024 – 21:00. Një mashkull dhe një femër kosovarë kanë raportuar se në shtëpinë e tyre ka hyrë një person i maskuar i cili dyshohet se i ka sulmuar duke ju kërkuar para, dhe i njëjti pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, përderisa njësitë policore janë duke kryer proceduar hetimore.” / Gazeta Enigma.