Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se kanë hapur thirrjen për mbështetjen e studimeve të doktoraturës.
Madje siç thotë ajo, mbështetje për në në 500 universitetet më të mira në botë.
Vlera e mbështetjes për një student pritet të jetë 8,500.00 euro
”Lajm i mirë dhe një mundësi më shumë për studentët e doktoratës.
Kam kënaqësinë të ju njoftoj se kemi hapur sot thirrjen për përkrahjen e studimeve të doktoratës në 500 universitetet më të mira në botë, sipas listës “Shanghai” të vitit 2024/2025.
Vlera e mbështetjes për një student do të jetë 8,500.00 euro.
Konkursi është publik dhe vlen për studentët shtetas të Republikës së Kosovës.
Përparësi kanë aplikuesit/et që nuk kanë bursë të pjesshme nga ndonjë skemë/institucion brenda apo jashtë vendit dhe ata/ato që studiojnë në universitetet e ranguara më së larti në rangimin ndërkombëtar të universitetit pritës.
Thirrja do të jetë e hapur deri më 14.10.2024, në ora 16:00.
Për studentët tanë, më shumë përkrahje e më shumë mundësi” – njoftoi Nagavci /Gazeta Enigma