Një person ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Rufc të Lipjanit.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 17:40,në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhë një aksident i trafikut ku janë përfshirë dy automjete. Në këtë aksident lëndime ka pësuar një person”, tha Borovci.
Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 73 aksidente trafiku, 28 me persona të lënduar kurse 45 vetëm me dëme materiale. /Gazeta Enigma/