Edon Zhegrova, Aro Muric dhe Florent Muslija, së fundmi kanë qenë treshja më e komentuar e kombëtarës.
Kjo jo për shkak të performancës në fushë mirëpo për shkak të një situate të krijuar e cila shkaktoi debat në opinionin publik.
Treshja e futbollistëve ishte përjashtuar nga kombëtarja për shkak të thyerjes së rregullores.
Mirëpo në ndeshjen mes Kosovës dhe Qipros, gazetari sportiv, Arlind Sadiku, ka njoftuar se futbollistët e përjashtuar janë ftuar sërish, që të tre.
“Aro Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë ftuar te Kosova për ndeshjet e tetorit me Lituaninë dhe Qipron”, shkruan Sadiku në Facebook. /Gazeta Enigma