Presidentja Vjosa Osmani është pritur nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, në Pallatin Bellevue në Berlin.
“Falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit Steinmeier për integrimin tonë në institucionet euroatlantike si dhe për diskutimet e rëndësishme për rrugën përpara”, shkroi Osmani në një postim në Facebook, duke publikuar fotografi nga takimi.
E para e shtetit po zhvillon vizitë zyrtare në këtë shtet. Ajo dje u prit nga ministrja e Jashtme gjermani, Analena Baerbock. /Gazeta Enigma