Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, së bashku me kryetarin e shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, njoftuan fillimin e ndërtimit të mbi 200 shtëpive të reja në veri të Mitrovicës, shkruan Gazeta Enigma.
Kastrati tha se themeli i tri shtëpive është vendosur sot, dhe ndërtimi i shtëpive të tjera do të fillojë në javët e ardhshme.
Në një postim në Facebook, ai theksoi se përmes një memorandumi bashkëpunimi, MAPL-ja dhe “Jetimat e Ballkanit” kanë rënë dakord për ndërtimin e këtyre shtëpive, nga të cilat 100 do të ndërtohen nga shoqata humanitare.
“Në këtë zonë vizituam tri familje, të cilave u njoftuam se do të bëhen me shtëpi të reja. Ne e filluam projektin dhe do të vazhdojmë me ndërtimin e të tjerave në javët në vijim,” tha Kastrati. /Gazeta Enigma/