Kurti: Me rreziqet që po i kanosen Evropës e Lindjes së Mesme, brishtësia e paqes në botë, evidente

Kurti: Me rreziqet që po i kanosen Evropës e Lindjes së Mesme, brishtësia e paqes në botë, evidente

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në konferencën “Balkan Leadership Conference” me temën “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, ku u shpreh se paqja në rajonin tonë, e sidomos në Kosovë, sipas tij, është diçka që nuk e kemi marrë kurrë si të mirëqenë.

Kurti është shprehur se me rreziqet që po i kanosen Evropës dhe Lindjes së Mesme, ai tha se brishtësia e paqes sot kudo në botë është evidente

“Paqja në rajonin tonë, e sidomos në Kosovë, është diçka që nuk e kemi marrë kurrë si të mirëqenë, sepse është dashur të luftohet e të përpiqemi vazhdimisht për të. Me rreziqet që po i kanosen Evropës dhe Lindjes së Mesme, brishtësia e paqes sot kudo në botë është evidente”.

“Natyrisht paqja kryesisht destabilizohet nga jashtë, por është edhe një punë që realizohet edhe përbrenda, këtu nuk e vë në dyshim vullnetin e një populli për ta ndërtuar dhe forcuar paqen. Popujt janë të mirë dhe popujt e duan të mirën”, është shprehur Kurti.

Related Articles