Një aeroplan rus që shkepi bomba me navigacion mbi territorin që kontrollohet nga ukrainasit në rajonin e Donetskut, u rrëzua pasi ai në fakt u godit pikërisht nga trupat ruse.
Mediat dhe blogerët rusë dhe ukrainas filluan të shkruajnë rreth rrëzimit të fluturakes në rajonin e Donetskut në pasditën e sotme, transmeton Telegrafi.
Një video amatore shfaq sistemin e mbrojtjes kundërajrore që i përgjigjet sulmit – duke mos e ditur se kanë rrëzuar pikërisht një aeroplan të tyre, pra rusët shtien mbi aeroplanin e tyre luftarak.
Rusët pranojnë se ishte fluturakja e tyre që u rrëzua nga raketa që ata vetë shkrepën, dhe ishte fatale për pilotin që nuk pati kohë as të katapultohet.
Deri më tani nuk janë deklaruar nga ministria ruse e Mbrojtjes, por kjo nuk është hera e parë që rusët shkatërrojnë makinerinë e tyre luftarake – duke menduar se ishte e ukrainasve.