Sociologia serbe: Do të ishte drejtësi poetike sikur Vuçiqi ta njihte Kosovën

Sociologia serbe: Do të ishte drejtësi poetike sikur Vuçiqi ta njihte Kosovën

Sociologia dhe politikania serbe, Vesna Peshiq, në një intervistë për Danas me rastin e 5 tetorit, datë kjo në të cilën para 24 vitesh u shënua rrëzimi i Sllobodan Milloshevqiti nga pushteti, ka folur edhe për çështjen e Kosovës.

Peshiq ka thënë se ndoshta do të ishte ‘drejtësi poetike” nëse Aleksander Vuçiq do të merrte përgjegjësinë për dështimin sa i përket Kosovës dhe ta njihte pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.

Ajo ka thënë se Koshtunica dhe Tadiq e kanë pasur mundësinë që ta zgjidhnin problemin me Kosovën pasi Millosheviqi kishte dështuar, por thotë se në vend të zgjidhjes, ata e kanë fshehur “nën qilim dhe e lanë të kalbet”. Peshiq thotë se njëri e bëri nga nacionalizmi e tjetri nga oportunizmi.

Sociologia serbe ka thënë se është edhe përgjegjësi e serbëve nga Kosovës meqë ata kurrë s’kanë arritur të formulojnë në mënyrë të pavarur politikat e tyre brenda realitetit dhe shton mbase se njëri ka tentuar, por ishte vrarë.

“Përgjegjësia është e vetë serbëve nga Kosova sepse ata kurrë nuk arritën t’i formulojnë në mënyrë të pavarur interesat e tyre brenda kornizës së realitetit, njëri prej tyre mund të ketë tentuar, por është vrarë”, ka thënë ajo.

Related Articles