Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, u ka thënë fermerëve të Kosovës se kanë qenë ndjesia pozitive dhe motivi i tij për punë gjatë këtij viti.
Ndër të tjera, ai shton se me mbi 500 vizita që bëri anë e kënd vendit, ishin fermerët ata që e pritën me buzë në gaz, dashamirësi e vlerësim.
“Të dashur fermerë, gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët, keni qenë ndjesia pozitive e motivi im për punë. Ka qenë nder i veçantë, kënaqësi, e mbi të gjitha përgjegjësi të iu shpërbej si ministër i Bujqësisë, t’i dëgjoj hallet e juaja, idetë, sfidat e fjalët e mira duke parë progresin dhe rritjen tuaj dita-ditës”, u shpreh Peci.
“Në më shumë se 500 vizita anë e kënd Kosovës, më keni mirëpritur siç është tradita dhe zakoni, me buzë në gazë, dashamirësi e vlerësim. Me zemër do të doja të iu vizitoja të gjithëve, mbi 30 mijë fermerë gtë përkushtuar”, deklaroi ministri.