Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka folur për rritjet e pensioneve të katergorive të dala nga lufta.
Në një postim në Facebook, ai ka publikuar skemën e këtyre kategorive si do të bëhet pas rritjes së fundit.
Përveç rritjes prej 20%, për familjet e dëshmorëve dhe familjet e të zhdukurve të UÇK-së që kanë më shumë se një familjar dëshmor apo të zhdukur, do të ndryshojë edhe formula e llogaritjes për anëtarët tjerë.
Nga sa është tash 20% e bazës për anëtarin e dytë, e nga 10% për të tjerët, shtesa do të llogaritet si 50% e bazës për secilin anëtar tjetër dëshmor apo të zhdukur, deri në nivelin e familjes me më shumë se 4 dëshmorë apo të zhdukur të UÇK-së.
Kështu do të duket pas 1 janarit 2025 skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe për familjet e të zhdukurve të UÇK-së: