Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi del sot para gjykatës

Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi del sot para gjykatës

Duke filluar nga ora 9:30, do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Nagip Krasniqit, i akuzuar për keqpërdorim detyre në dëm të KEK-ut, raporton Gazeta Enigma.

Vlera e dëmit që dyshohet se ai shkaktoi është rreth 3 milionë e 230 mijë euro.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë më 19 gusht të këtij viti ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ai akuzohet se kishte filluar ta keqpërdorë detyrën zyrtare që nga 15.10.2021 deri më 19.04.2023.

Në padi thuhet se Krasniqi i kishte mundësuar tregtimin e energjisë një kompanie sllovene në Kosovë, e cila nuk kishte licencë, duke dëmtuar kështu KEK-un në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro, gjë që i mundësoi kompanisë nga Sllovenia tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës. / Gazeta Enigma.

Related Articles