Një sulm tjetër izraelit ka lënë të vdekur të paktën 12 palestinezë.
Në mesin e kësaj shifre, nëntë antarë janë të njëjtës familje, njofton agjencia zyrtare e lajmeve e Autoritetit Palestinez, WAFA, transmeton Gazeta Enigma.
Antarët e kësaj familje u vranë në një sulm që kishte si objektiv apartamentin e tyre në lagjen Shejaia në veriun e Gazës, raportoi WAFA duke cituar mjekë.
Ndërkohë, në kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të Gazës, tre të tjerë u vranë, përfshirë një fëmijë, dhe disa u plagosën nga një sulm izraelit.
Më 7 tetor 2023, militantët e drejtuar nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – sulmuan qytete izraelite dhe fshatra pranë kufirit, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje, sipas statistikave izraelite. /Gazeta Enigma