Policia rajonale e Gjakovës ka dhënë detaje për aksidentin kur zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku dyshohet se ka shkaktuar mbrëmë një aksident trafiku.
“Me datë 08.10.2024 rreth ores 22:00 në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete. Përveç dëmeve materiale, një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurori të shtetit rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt”, thuhet në konfirmimin e policisë rajonale të Gjakovës.
Personi që është goditur nga vetura zyrtare me të cilën po udhëtonte zëvendësministri është një 15 vjeçar.
Pas rastit, Tafarshiku është shoqëruar në polici ku i është bërë edhe testi i alkoolit dhe ka rezultuar pozitiv, dhe se kishte konsumuar 2.30% promil.
Po ashtu u raportua se i njëjti pas rastit dhe intervistimit në polici është liruar në procedurë të rregullt.