Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislmi nesër do ta takojë emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbu, Miroslav Lajçak.
Kështu ka njoftuar vet Bislimi në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë.
Tutje ai ka shtuar se Lajçaku është duke punuar drejt caktimit të një takimi të radhës të kryenegociatorëve.
“Emisari Lajçak është duke punuar drejt caktimit të një takimi të radhës të kryenegociatorëve. Nuk e di kur do të jetë ai takim. Unë nesër do ta takojë Lajçakun dhe pastaj do të mund të dakordohemi se si ecët më tutje”, tha Bislimi. /Gazeta Enigma