Liria është bërë me trajner të ri.
Pasi i ndau rrugët dje me trajnerin Granit Begolli, klubi prizrenas njofton se e ka angazhuar trajnerin e ri, Bledar Devolli.
“Me një karrierë të pasur dhe përvojë të konsiderueshme në futbollin shqiptar, Devolli sjell me vete vizion dhe profesionalizëm. Klubi beson se nën drejtimin e tij, FC Liria do të vazhdojë rrugën drejt suksesit dhe do të përmbushë objektivat e saj”, shkroi klubi Bardhezi në faqen zyrtare në rrjetet sociale.
Liria synon të rikthehet në Superligë ndonëse e pret një punë dhe një rrugëtim mjaft i vështirë.