Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët që furnizohen nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Badoc do të mbesin pa furnizim me ujë deri në orën 17:00, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.
KRU “Prishtina” njoftoi se KEDS-i është duke kryer punime teknike.
“Njoftojmë të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Badoc, se kemi ndërprerje të energjisë elektrike në këtë Impiant si shkak i punimeve teknike nga KEDS. Sipas KEDS punimet do zgjasin deri sot në orën 17:00. Si pasojë do të ketë çrregullime të furnizimit me ujë për zonat që furnizohen nga ITU Badoc”, thuhet në komunikatë.
Konsumatorët që furnizohen nga Badoci ende s’mund ta përdorin ujin për pije dhe ushqim për shkak të vlerave të larta të manganit në ujë.