Një rast tragjik ka ndodhur të martën në fshatin Sllatinë të Tetovës.
Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre.
Lidhur me rastin Prokuroria Themelore Publike e Tetovës, ka dhënë detaje lidhur me rastin.
Organi i akuzës thekson se e ëma dhe e bija nuk kishin shenja të dhunës, shkruan KlanMacedonia, përcjellë Gazeta Enigma.
Sipas të gjitha gjasave shkak i vdekjes është helmimi.
“Nga trupat e pajetë të viktimave janë marrë mostra për analiza plotësuese toksikologjike me qëllim të konstatimit të shkakut të helmimit. Tek trupat e pajetë nuk janë gjetur gjurma të dhunës. Gjithashtu me urdhër të Prokurorit Publik do të merren edhe mostra të gjakut dhe urinës edhe nga anëtarët tjerë të familjes – babait dhe një fëmiu tjetër, për të kontrolluar prezencën eventuale të toksinave”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Publike të Tetovës dhe Ministrisë së Brendshme.