Një person ka vdekur pas goditjes nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës, mbrëmjen e së mërkurës
Rasti ndodhi sot rreth orës 19:05, ndërkohë që vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshikimin dhe janë duke i kryer hetimet se si ka ardhur deri tek aksidenti”, thuhet në njoftimin e policisë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.