Disa kryetarë të komunave janë parë duke u kacafytur mes vete, gjatë mbledhjes së Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndërkohë që kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dëgjohet duke bërtitur.
Videon e situatës së tensionuar e publikoi kryetari i Kamenciës, Kadri Rahimaj, i cila e quajti këtë “degradim total”.
“Kur mungojnë argumentet, fillojnë të vënë në shprehje dhe forcën. Prandaj, nuk thërrasin as një media për të përcjellur Kuvendin e AKK”, shkroi Rahimaj.
“Në kuvendin vjetor të këtij organi, u tentua të kontrabandohen proces të rëndësishme si: Mungesa e transparencës; Mos anëtarësimi i Komunave të Veriut te Kosovës në AKK; Mohimi i të drejtës për anëtar të bordit nga radhët e LVV”, shtoi ai. /Gazeta Enigma