Aksident i frikshëm në hyrje të Prishtinës, vetura humbet kontrollin dhe përplas tri automjete të parkuara

Aksident i frikshëm në hyrje të Prishtinës, vetura humbet kontrollin dhe përplas tri automjete të parkuara

Një aksident ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, pranë hyrjes në kryeqytet, shkruan Enigma.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një makinë që ka devijuar nga rruga dhe ka goditur tri automjete të parkuara.

Ky incident vjen një ditë pas një aksidenti të rëndë në Prishtinë, ku një kamion që po lëvizte nga Veterniku devijoi dhe shkaktoi përplasje me disa makina në kahun e kundërt.

Nga ai aksident mbetën të lënduar tetë persona, ndërsa shoferi i kamionit u arrestua.

Related Articles