Autoritetet serbe kanë ndaluar sot një pjesëtar të Policisë së Kosovës në pikën kufitare të Merdarës, raporton Enigma.
Sipas informacionit fillestar, polici i ndaluar, i identifikuar si Lumni Berisha, është anëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) dhe ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në të kaluarën.
Megjithatë, sipas Sinjalit, Lumni Berisha është liruar në procedurë të rregullt dhe tani po vazhdon rrugëtimin e tij.