Serbia kësaj radhe del e fortë për Zvicrën, fiton 2-0

Serbia kësaj radhe del e fortë për Zvicrën, fiton 2-0

Kombëtarja e Serbisë ka mposhtur atë të Zvicrës me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për pikë në grupin D të Ligës së Kombeve.

Ndeshja u zhvillua në Leskovac të Serbisë, në një stadium të mbushur me tifozë serbë, që nuk lanë pa bërë thirrje raciste kundrejt Kosovës.

Fillimisht Serbia doli në epërsi në fund të pjesës së parë, me një autogol nga zvicerani Nico Elvedi.

Edhe në pjesën e dytë u shënua një gol i dytë, nga Aleksandër Mitroviq.

Zvicra më pas e pati një mundësi ta ngushtojë epërsinë nga pika e bardhë, mirëpo goditja e Embolos u prit nga portieri serb.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, nuk tregoi një performancë për t’u mbajtur mend sonte, ani se tifozët dhe lojtarët serb ia kishin më së shumti frikën atij.

Me këtë fitore Serbia ngjitet në pozitën e tretë në grup, ndërsa Zvicra mbetet në të fundit me asnjë pikë. /Gazeta Enigma

Related Articles