Sot u zhvilluan tetë ndeshje mjaft interesante në grupe të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta Enigma.
Loja e parë filloi mes Lituanisë dhe Kosovës, të cilën Dardanët e fituan me rezultat 2-1.
Kroacia mposhti Skocinë po ashtu me rezultat 2-1, ndërkohë që Bullgaria dhe Luksemburgu ndanë pikët me rezultat 0-0. Njëjtë si kjo e fundit përfundoi edhe ndeshja mes Bjellorusisë dhe Irlandës së Veriut.
Ndërkohë, Portugalia shënoi fitore bindëse ndaj Polonisë me rezultat 3-1. Këtu shënoi edhe legjenda Cristiano Ronaldo, duke e çuar në 133 numrin e golave ndërkombëtar.
Serbia mposhti Zvicrën 2-0 në një ndeshje kryesisht të qetë, ndërkohë që Rumania mposhti Qipron me rezultat 3-0.
Krejt në fund, Spanja mposhti Danimarkën me rezultat minimal 1-0, me golin e Martin Zubimendi. /Gazeta Enigma