Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Gjilan, Lutfi Haziri, sot ka zhvilluar një koferencë për media, raporton Gazeta “Enigma”.
Në këtë konferencë Haziri ka deklaruar se në Komunën e Gjilanit ka shumë probleme, por që nuk po zgjidhen.
Tutje Haiziri ka përmendur dhe problemet me buxhet, i cili ende nuk është dërguar në seancën dëgjimore të Kuvendit të Gjilanit.
“Nuk mundesh të sillesh rreth buxhetit të komunës, tek e fundit është kuleta e popullit. Nuk ka kërkesa individuale, kush bën do të publikojë emra, edhe të atyre të LDK-së, sepse nuk ka ardhur në LDK për të zgjedhur problemet e familjes së vet. Plani zhvillimor në Gjilan nuk po bëhet. Nuk mund të thuash se nuk do e bëj izolimin e Gjilanit. Ka shumë probleme serioze që nuk po zgjidhen në Gjilan. Buxheti nuk ka ardhë ende në seancën e Gjilanit”, tha Haziri.
“Është vetmi kryetar që beson në gjysmë shtatzëni, gjysmë hoxhë gjysmë mësues, njëri të len pa mësim, tjetri pa imam. Por që të lë një kryetar pa gjysmë qyteti, nuk kam parë. Nëse i thua që procesi i shtatzënisë është 9 muaj, ai të thotë e bëj për 6 muaj, atëherë bëje”. /Gazeta Enigma/