Presidenti amerikan, Joe Biden, ditë më parë kishte anuluar vizitën e tij në Gjermani.
Kjo për shkak të urganit Milton që goditi ShBA-në.
Mirëpo sipas burimeve të qeverisë gjermane, Biden ka riplanifikuar sërish vizitën e tij dhe do të jetë atje më 18 tetor.
Takimet e liderit amerikan me kancelarin Olaf Scholz dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier janë në rendin e ditës të premten e ardhshme, njofton Euronews, transmeton Gazeta Enigma.