Seancë e jashtëzakonshme do të mbahet nesër në Kuvendin e Kosovës.
Seancë kjo që pritet të nis në ora 12:00.
Kjo pasi pritet të trajtohet problemi i furnizimit me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Seanca është thirrur me kërkesë të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e mbështetur nga 43 deputetë nënshkrues.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se do të propozohet një rezolutë e thjeshtë që obligon qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të zgjidhin urgjentisht çështjen e furnizimit me ushqim dhe pajisje të tjera të nevojshme për ushtrinë.
Tahiri shtoi se drafti i rezolutës mund të plotësohet nga deputetët gjatë seancës, duke lënë hapësirë për diskutim dhe përmirësime të mundshme.
“Kjo lëvizje vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve të ngritura kohët e fundit lidhur me furnizimin e duhur të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pritet që seanca e nesërme të nxjerrë në pah nevojën për veprim të menjëhershëm nga ana e institucioneve përgjegjëse për të siguruar funksionimin optimal të ushtrisë së vendit”, thuhet në komunikatën e AAK-së. /Gazeta Enigma