Disa ndryshime kanë ndodhur në mbrojtjen e ish presidentit Hashim Thaçi i cili aktualisht ndodhet në Hagë, raporton Gazeta Enigma.
Sipas njoftimit të Administratores së Gjykatës Speciale, më 23 shtator 2024, avokati i Thaçit, Luka Mishetiq kishte kërkuar përfundimin e kontratës për McCloskey si bashkë-avokat dhe emërimin e tij si konsulent.
“Më 23 shtator 2024, avokati i z.Thaçi, z. Luka Mishetiq, dërgoi një e-mail te Shefi i Zyrës së Mbrojtjes duke kërkuar përfundimin e kontratës së z. McCloskey si Bashkë-Avokat për z. Thaçi dhe emërimin e tij si Konsulent me efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e Administratores.
Në të njëjtin dokument thuhet se avokati Mishetiq ka informuar Zyrën e Mbrojtjes së përfundimi i kontratës së bashkë-avokatin nuk do të ketë efekt negativ tek procesi dhe as të klienti i tyre.
“Më 8 tetor 2024, Regjistri konfirmoi përfundimin e kontratës së z. McCloskey si Bashkë-Avokat për z. Thaçi në përputhje me Nenin 18(6) të Udhëzimit për Avokatët dhe e miratoi atë si Konsulent në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Nenit 18(2) dhe (3) të Udhëzimit për Avokatët”, thuhet tutje në këtë dokument.
Ndërsa, tutje thuhet se dokumenti ka edhe një aneks i cili është konfidencial pasi sipas tyre përmban informacione personale që lidhen me avokatin dhe McCloskeyn.
Ekipi mbrojtës i Thaçi përbëhet nga avokati mbrojtës, Luka Mishetiq ndërsa si bashkë-mbrojtës janë: Dastid Pallaska, Pier Rishar Prosper, Sofi Menegon dhe Nina Tavakoli.