Analisti politik, Gazmir Raci, këtë të hënë është deklaruar në lidhje me shujtata e ushtarë të FSK-së, raporton Gazeta “Enigma”.
Raci në “Rubikon” të Klan Kosova ka thënë se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk kanë mbetur asnjëherë pa ushqim.
Ndër të tjera, ai deklaron se në fakt ushtarët po bullizohen sa i përket kësaj çështje.
“Kjo puna e ushqimit është bërë bullizëm ndaj ushtarëve nëse mundem ta konstatoj ashtu, sepse nuk është e vërtetë që ushtarët kanë mbetur pa bukë. Asnjë ditë, asnjë moment Ushtria e Kosovës nuk ka mbetur pa ushqim, problemi ka qenë te tenderi”, tha Raci./Gazeta Enigma/