Një tjetër mesazh të cilin e ka siguruar Nacionale dëshmon koordinimin deri në detaje të ndërmarrjeve publike me Dejona Mihalin.
Në një prej bisedave të siguruara, Nagip Krasniqi, ish-kryeshef i KEK-ut i shkruan me mëngjes Mihalit.
E pyet nëse është zgjuar, dhe Dejona Mihali ia konfirmon se komunikata është në rregull.
“Dejona a je zgjuar”, i shkruan Krasniqi.
“Mirë është komunikata”, ia kthen ajo.
“Faleminderit. E procedova për publikim”, ia kthen Krasniqi më tutje.