Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar sot se është liruar Sadik Duraku, i arrestuar në Serbi, raporton Gazeta Enigma.
Ai qe arrestuar nga autoritetet serbë më 17 prill të këtij viti në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi. Ministria ka njoftuar ai ishte arrestuar nën akuzat për krime lufte gjatë luftës në Kosovë.
“Lirohet z. Sadik Duraku nga paraburgimi në Serbi. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton që është liruar z. Sadik Duraku, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, i cili ishte arrestuar më 17 prill 2024 në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi në Batrovci, nën akuzat gjoja për krime lufte gjatë periudhës së luftës në Kosovë në vitin 1999”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook. / Gazeta Enigma.