Sot, Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6 shkallë të Rihterit, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e rajoneve të prekura.
Sipas informacionit nga faqja EMSC, epiqendra e dridhjes ishte 18 kilometra në perëndim të Doganyol, me një thellësi prej 10 kilometrash.
Deri më tani, nuk janë raportuar dëme materiale apo të lënduar, megjithatë, autoritetet po vazhdojnë monitorimin e situatës.
Përkujtojmë se më 6 shkurt të vitit 2023, Turqia u përball me një tërmet të madh, me magnitudë 7.2 shkallë Rihter, i cili shkaktoi tragjedinë e humbjes së mbi 50 mijë jetëve. Ky incident risjell në vëmendje nevojën për përgatitje dhe ndërgjegjësim për rrezikun e tërmeteve në këtë rajon, njofton Gazeta Enigma.
Autoritetet po punojnë për të vlerësuar situatën dhe për të siguruar mbështetje për ata që mund të kenë nevojë. Të dhënat e mëtejshme priten të dalin në orët në vazhdim./GazetaEnigma/