Daçiq akuzon Kurtin për veprime nën presionin ndërkombëtar lidhur me mallrat serbe

Daçiq akuzon Kurtin për veprime nën presionin ndërkombëtar lidhur me mallrat serbe

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka komentuar vendimin e autoriteteve të Kosovës për mallrat serbe, duke pohuar se Kryeministri Albin Kurti veproi si rezultat i presionit nga bashkësia ndërkombëtare.

Sipas Daçiqit, ky rast përbën një situatë të veçantë, pasi bashkësia ndërkombëtare për herë të parë u angazhua aktivisht për të detyruar Kurtin të bënte lëshime në këtë çështje, shkruan Gazeta Enigma.

“Qëllimi i autoriteteve në Prishtinë është të zvogëlojnë numrin e serbëve në Kosovë, duke u hequr atyre çdo perspektivë dhe duke i bërë të kuptojnë se nuk mund të mbijetojnë në këtë territor,” tha Daçiq.

Ai gjithashtu akuzoi Kurtin për mosrespektimin e marrëveshjeve të arritura gjatë procesit të dialogut, duke theksuar se ky qëndrim dëmton stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon. Këto komente u bënë gjatë një interviste për mediat serbe, ku Daçiq shprehu shqetësimet e tij mbi situatën aktuale./GazetaEngima/

Related Articles