Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte e pranon se ka tensione në rajon

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte e pranon se ka tensione në rajon

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, të enjten pra mediave në Bruksel e ka pranuar se “janë të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe tha se dialogu Kosovë-Serbi nuk po ec siç do të donin ata”, transmeton Gazeta Enigma.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe fakti që dialogu Prishtinë-Beograd nuk po ec përpara siç do të donim dhe dëshironim për dialogun e lehtësuar të BE-së, të cilin e mbështesim”, tha Rutte.

Kreu i NATO-s, theksoi “përpjekjet e Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor përmes Procesit të Berlinit për të afruar gjashtë shtetet më afër BE-së dhe NATO’s ato shtete që s’janë pjesë e Aleancës”.

“Sidomos jam shumë i kënaqur me takimin që u mbajt në Berlin këtë javë dhe me udhëheqjen e kancelarit Scholz ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse e di që Gjermania po punon veçanërisht shumë për ta afruar atë grup me BE-në, afër NATO-s për ata që nuk janë ende në NATO”. / Gazeta Enigma.

Related Articles