Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, pasi i njëjti ia kishte vënë zjarrin shtëpisë së tij në Prishtinës, raporton Gazeta Enigma.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se me intervenimin e një personi tjetër janë evituar dëmet materiale.
Me vendim të prokuroti, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (dyshohet me probleme psikike), pasi që kishte vënë zjarrin katit të parë të shtëpisë së tij, mirëpo ka intervenuar ankuesi mashkull kosovar dhe janë evituar dëmet materiale. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.