Osmani udhëton drejt SHBA-së

Osmani udhëton drejt SHBA-së

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave.

E para e vendit do të jetë folëse kryesore në këtë samit.

Osmani së fundmi mori pjesë edhe në Samitin për Ukrainën të zhvilluar në Dubrovnik të Kroacisë, ku përfaqësuesit e 12 vendeve të Evropës Juglindore miratuan Deklaratën e samitit duke e dënuar agresionin rus dhe duke e mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Presidentja aty u takua me homologun e saj ukrainas, Volodymyr Zelensky. /Gazeta Enigma

Related Articles